Italian - ItalyAlbanian-ALEnglish (United Kingdom)
Lushnja PDF Print Email
Thursday, 12 April 2012 16:10
Skip TOC

Article Index

  1. Lushnja current position
  2. Lidhje te nevojshme
  3. Moti

Page 1 of 3 All Pages

< Prev Next >

Si qendёr e banuar Lushnja u krijua ne shek.XV dhe quhej “Lusme”. I pari regjistrim dokumentar i popullsisё sё Myzeqesё gjendet nё defterin turk te vitit 1431, ku Myzeqeja kishte 33 fshatra dhe 58 familje kurse Lushnja qё nё kёtё periudhё ishte njё katund na paraqitet me 15 shtёpi dhe 100 banorё.
Në vitin 1850 Lushnja na paraqitet përsëri si katund dhe në këtë periudhe mori emrin Lushnje nga emri i njerës prej grave të Pashait te Beratit Salushes të cilës këtë territor i’a bëri si dhuratë.
Lushnja filloi të dallohet si qëndër dhe të marrë një rëndësi të veçantë në vitin 1970 duke u bërë qëndër këmbimi midis tregjeve të Beratit, jugut dhe veriut. Rregjistrimet zyrtare për herë të parë i gjejmë në vitin 1923 ku duke përfshirë dhe zonën e Libofshës, Lushnja ka 28.348 banorë kurse në vitin 1937 territori i Lushnjes ka një siperfaqe 834 km² dhe nje popullsi prej 46.420 banorë.
Nga viti 1924-1939 Lushnja pati një shtesë vetëm prej 18.000 banorë. Gjatë këtij 15 vjeçari në territorin e Lushnjes erdhen rreth 500 familje kosovare që u shpërndanë në 30 fshatra, por edhe nga rrethi i Skraparit, pak familje çamësh e çobanësh, ardhje që vazhduan edhe në vitet në vazhdim. Rrethi i Lushnjes kishte 63 çifligje me 11.157 ha tokë.
Banorët e këtyre viteve mbajnë emrin “Myzeqar” që do të thotë njerëz me prirje për muzike, faktë i cili vërtetohet edhe sot kur këngët myzeqare janë me të mirat dhe me të kërkuarat e këtij kombi. Qyteti i Lushnjes mori pjesë aktive në Shpalljen e Pavarësisë në Nëntor 1912. Një moment historik tepër i rëndësishëm është “Kongresi i Lushnjes” që u mbajtë 21-31 Janar të vitit 1920 në të cilin Tirana shpallet Kryeqyteti i Shqipërisë. Në Kongres morën pjesë rreth 50 përfaqësues nga gati të gjitha trevat e shtetit shqiptarë. Kongresi i përfundojë punimet e tij me miratimin e tre vendimeve të rëndësishme për mbarë popullin shqiptarë:
- Nuk u pajtuar me projektet e Konferenceës së Paqes që cenonin pavarësinë e tërësisë tokësore të shtetit shqiptarë duke i kundështuar ato u shprehë për pavarësinë e plotë të Shqipërisë, kundër çdo mandati ose protektorati të huaj.
- Miratimi i një akti kushtetues duke ngritur organe si: Keshilli i Lartë i cili do të përfaqësonte kryetarin e shtetit deri në caktimin e formës së regjimit. Ky këshill përbëhej nga 4 vete si: Aqif pashë Elbasani (kryetar), dr. Mihal Turtulli, Luigj Bumçi dhe Abdi bej Toptani. Ky këshill ushtronte pushtetin ekzekutiv së bashku me qeverinë dhe kishte të drejtën e zgjedhjes së kryeministrit. Këshilli Kombetar i përbërë prej 37 antarësh që do të kryente funksionet e parlamentit dhe do të ushtronte pushtetin legjislativë.
- Rrëzimin e qeverisë së Durrësit, duke e quajtur veprimtarinë e saj si antikombetarë dhe zgjodhi një qeveri të re të kryesuar nga Sulejman Delvina. Me iniciativën e Ministrisë së Arsimit Kombëtar u thirr në Lushnje (14 gusht 1920) , Kongresi i Parë Arsimor, i cili përcaktoi unifikimin e arsimit shqiptar. Mori pjesё aktive në Luftёn Antifashiste – Nacionalçlirimtare dhe nё luftёn pёr pёrmbysjen e sistemit Komunist.

 

 
comments
Last Updated on Thursday, 12 April 2012 16:29