Italian - ItalyAlbanian-ALEnglish (United Kingdom)
Korça PDF Print Email
Thursday, 12 April 2012 16:33
 Për Korçën

Për një qytet ku bashkëjeton tradita me modernen, ku të rinjtë realizojnë aspiratat e tyre për shkollim dhe punësim, ku të moshuarit jetojnë ditë të bardha, një qytet që ka gjithmonë një dorë të zgjatur për të nxjerrë nga vështirësia dhe  ku problemi yt gjen një zgjidhje. ­

Pas një ­kthese ­eci­m me vru­ll në një drejtim të ri për të kapur kohën e humbur dhe për të dalë në krye siç i ka hije Korçës.
­Ky është i­den­titeti ynë i ri.
Hipotezat për emrin e qytetit:

I.  Krahina e Korçës ra nën sundimin  e perandorit bullgar Boriz në vitin 853. Ai formoi në këtë zonë njësinë administrative të emërtuar “Kutmicevicë”, që në shqip do të thotë “Tokë e porsa pushtuar”. Forcat bullgare qëndruan në zonën tonë deri në vitin 1018, vit kur u larguan në shtetet e tjera të Ballkanit për të vazhduar pushtimet. Fjala “Korçë” , në sllavisht do të thotë “Dardhë e egër” (ose Goricë). Këtë emër qytetit tonë ia vunë bullgarët para vitit 1018. Edhe sot në disa gjuhë të ndryshme, emri i qytetit tonë shqiptohet në formën “Coritza” (Kóriza), fakt ky që e vërteton mjaft mirë këtë hiptotezë.

II. Nga regjistri i Korçës e i Përmetit i kryer në vitin 1431-1432 fill mbas pushtimit osman del se krahina e Korçës u përfshi në një vilajet me qendër në Korçë, të cilën turqit e quajtën “Gjorixhe”. Vetë Korça figuron si kështjellë e banuar me 26 shtëpi.

Mbi themelimin e Korçës
Për të ndriçuar plotësisht lashtësinë dhe zanafillën e Korçës dëshmitë arkeologjike dhe dokumentet historike janë të mangëta. Gjetjet e rastit, te zbuluara në kodrat Partizani dhe në dalje të qytetit në anën juglindore, që si kohë i përkasin antikitetit të vonë, dëshmojnë për ekzistencen e një qendre të banuar. Njoftimi më i hershëm i shkruar mbi ekzistencen e qytetit të Korçës vjen nga kronika mbi historinë dhe gjeneologjinë e familjes së madhe feudale shqiptare të Muzakajve, shkruar nga Gjon Muzaka me 1510. Shkruesi  kur numëron zotërimet e Andre Muzakës I, i cili arriti titullin Sebastokrator më 1280-1281 dhe u bë zot i një krahine të gjërë që shtrihej në të gjithë Shqipërinë Qendrore deri në lumin Vjosë në jug, me kryeqendër Beratin dhe që përfshintë ndërmjet të tjerave Myzeqenë, Tomoricën, Oparin,Devollin, Kosturin, përmend dhe Korçën, të cilën e cilëson qytet.
 
comments
Last Updated on Wednesday, 18 April 2012 12:20