Italian - ItalyAlbanian-ALEnglish (United Kingdom)
PLAZHE
Deti Jon është njëri prej dy deteve që lag brigjet e Shqipërisë. Bregdeti është i lartë, shkëmbor me bukuri të shumta natyrore. Deti Jon është nga vozitësit e anijeve shumë i njohur për erërat e tij të qeta. Ai është deri në 4206 metra i thellë. Në detin Jon derdhen Lumi Kalama dhe Lumi i Artës që janë paksa më të njohur, si dhe lumenjtë Pavlla, Kalasa, Bistrica etj.

Deti Adriatik (shk. Adriatiku) (në italisht Mare Adriatico) është një pjesë e Detit Mesdhe, që ndan Gadishullin Apenin nga Gadishulli Ballkanik. Bregu perëndimor i Detit Adriatik është Italia, kurse në lindje deti lag brigjet e Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjën dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe së fundi Shqipërisë deri në Vlorë, ky qytet në jug të së cilit gjendet Deti Jon. Ka nji sipërfaqe 138.595 km katrorë, thellësia më e madhe arrinë 1330 m.temperatura mesatare e ujit në korrik arrinë 23,2 gradë celsius, ndërsa ajo mesatare vjetore 17,5 gradë celsius.Në jug saliniteti arrinë 38,32 promila, dukshmëria në bregdet është 5 m ndërsa në brendësi deri 45 m.

Deti Adriatik është njëri prej dy deteve që lag brigjet e Shqipërisë. Bregu përgjate tij është kryesisht një breg ranor. Në këtë det derdhen shtatë lumenj që rrjedhin përmes tokave shqiptare si: Drini i Bardhë, Drini i Zi, Vjosa, Buna, Mati, Shkumbini dhe Semani
Title Filter     Display # 
# Article Title Author Hits
1 Spille, plazh i bukur dhe qetesi big ecaty 2138
2 Kepi i Rodonit 2556
3 VLORA 5832
4 Kakome 2415
5 Borshi 2125
6 Qeparo 2621
7 Shpella e Pirateve 37969
8 DHERMIU 2263
9 Palase beach 2407
10 PARKU KOMBETAR I LLOGARASE 4239