Italian - ItalyAlbanian-ALEnglish (United Kingdom)
PARKU KOMBETAR I LLOGARASE PDF Print Email

Ndodhet 40 km në juglindje të qytetit të Vlorës në kufirin midis Adriatikut dhe Jonit. Lartësia duke u ngjitur rritet nga 470 m. në 2018 m. Në afërsi të pikës së Qafë Llogarasë takohen drurë me forma kurorash mjaft interesante ndikuar edhe nga korentet e erërave. Këtu do të veçonim “Pishën Flamur” që është një monument i rrallë i natyrës me mjaft vlera turistike dhe shkencore.

Nga Qafa e Llogarasë rreth 3 km vijë ajrore, syri të përfshin detin Jon, pjesët e thepisura të Maleve të Vetëtimës si dhe një pjesë të mirë të Rivierës Shqiptare. Parku përshkohet nga Rruga Nacionale Vlorë - Himarë - Sarandë.

Në brendësi të tij për të apasionuarit pas eko - turizmit ka shumë shtigje. Ka një florë dhe faunë mjaft të pasur 105 lloje zogjsh, kafshësh të tjera si dhelpra, macja e egër, dreri etj. Ky Park ka vlera klimaterike dhe kjo falë kombinimit mjaft të mirë të ajrit të freskët malor me atë detar. Ai konsiderohet si një prej destinacioneve turistike më të rëndësishëm. Ofron mundësi për ekoturizëm, sportet e ajrit, ekskursione, treking etj.

comments