Italian - ItalyAlbanian-ALEnglish (United Kingdom)
Palase beach PDF Print Email

PLAZHI PALASES
Fshati Palasë është i vendosur në faqen e Malit të Çikës dhe njëkohësisht fshati i parë i bregut pasi kalon Qafën e Llogarasë. Në qëndër të tij gjendet rrapi shekullor. Ky fshat dallohet për rrugët e ngushta me kalldrëm, që të çojnë në shtëpitë e bardha me oborre plot me pjerrgulla e vazo me karafila. Pjese e tij është, Plazhi i Palasës me një shtrirje mjaft të gjatë mbi 1.5 km. Ai shërben si vënd pritjeje për të apasionuarit pas sporteve të ajrit, të cilët hidhen nga Qafa e Llogarasë dhe bien pikërisht në Plazhin e Palasës.

comments