Italian - ItalyAlbanian-ALEnglish (United Kingdom)
Monuments

Historia e monumenteve shqiptare, si shprehëse e historisë së krijuesve të tyre, e ka zgjidhur me kohë qëndrimin kundrejt bashkësive të tjera kulturore.

Monumentet e kulturës shqiptare kanë lidhje të drejtëpërdrejtë me politikat kulturore, apo me orientimet kulturore të vendit. Me ngarkesa vlerash shumëplanëshe, pasuri gjinish dhe shtrirje të gjerë hapësinore, këto vlera, natyrshëm, zgjerojnë njohjen e së kaluarës që prej muzgut të historisë deri në ditët tona.

Monumentet shqiptare, krahas vlerave në planin kombëtar, shpesh mbartin vlera në planin europian, qoftë si dëshmi autentike të kulturës vendase, apo si interpretime madhore gjinish, brenda hapësirash të gjera kulturore, në të cilat u përfshinë natyrshëm shqiptarët në shekuj.

Tumat ilire, fortifikimet e qyteteve antiko-mesjetare të Lezhës dhe Beratit, varret monumentale të Selcës, kisha e Mesopotamit dhe Pojanit, qytetet muze të Beratit dhe Gjirokastrës, xhamia e Et’hem Beut dhe teqja Helvetive e Beratit, pikturat murale të Onufrit dhe David Selenicasit dhe në përgjithësi arkitektura popullore shqiptare, padyshim bëjnë pjesë në fondin e kulturës europiane.

Vullnetit të studiuesve shqiptarë të fushës dhe padyshim atij mbarëpopullor për domosdoshmërinë e mbrojtjes së pasurisë sonë kulturore, duhet detyrimisht ti bashkohet vullneti politik i çdo drejtimi shtetëror, sepse në një analizë të fundit të gjitha rrymat politike në vend i bashkon urdhërueshëm detyrimi për mbrojtjen e dëshmive autentike të historisë shqiptare në shekuj.

Title Filter     Display # 
# Article Title Author Hits
1 Kanioni i Brarit Travel Albania 7
2 Kalaja Bashtove Kalaja bashtoves 6
3 SHPELLA E HAXHI ALISE 2458
4 Kalaja e Gjon Boçarit 2232
5 Monumenti i Pavarësisë 1554
6 Lezhë 2333
7 APOLLONIA 2051
8 Antigoneia 1994
9 Amantia National Park 1900
10 Rozafat 3624