Italian - ItalyAlbanian-ALEnglish (United Kingdom)
SHPELLA E HAXHI ALISE PDF Print Email
Monday, 22 April 2013 14:22

SHPELLA E HAXHI ALISE

Shpella e Haxhi Alise eshte quajtur ndryshe shpella ilirike.Ka formen e nje kubeje me gjatesi 30 m , lartesi maksimale 18 m , gjeresi 12 m dhe arrin ne 10 m thellesi.Nga fundi i shpelles burojne ujra te embel.Thuhet se nje luftetar dhe detar i shquar Ulqinas i quajtur Haxhi Ali u strehua bashke me te birin ne kete shpelle.Prej aty ata sulmonin piratet e detit dhe duke bashkepunuar me barinjte,mbronin tregtaret dhe udhetaret qe kalonin nga ato ane.Populli Shqiptar i ka dedikuar edhe nje kenge ketij detari te famshem edhe sot anijet qe kalojne prane shpelles i bien sirenes ne nder te tij.Ne kete shpelle jane gjetur edhe shume objekte arkeologjike qe vertetojne se kjo shpelle eshte perdorur nga tregtare e kalimtare qe ne lashtesi.

 

Si te shkojme ne Shpellen e Haxhi Alise?

Ndodhet ne gadishullin e Karaburunit ne afersi te kepit te Gjuhezes .Menyra me efikase per te vizituar kete vend jane mjetet detare .Mund te vizitohet edhe duke kaluar ne rrugen e vjeter nepermjet bazes Ushtarake te Pashalimanit e cila te con ne ish repartin ushtarak te kepit te Gjuhezes .Kjo rruge eshte pjeserisht e kalueshme me mjet “ Fuoristrade “. 

comments