Italian - ItalyAlbanian-ALEnglish (United Kingdom)
Miss Shqiperia 2012 PDF Print Email
Skip TOC

Article Index

  1. Miss Shqiperia 2012 current position
  2. SHIKONI NJE VIDEO TE KALASE SE BASHTOVES
  3. INFO MBI KONKURSIN

Page 1 of 3 All Pages

< Prev Next >

Miss Shqiperia 2012 zbret ne qytetin e Kavajes. Kalaja e Bashtoves do te mireprese pra bukuroshet qe do te konkurojne per Miss Shqiperia 2012.

Kalaja e Bashtovës ngrihet pranë fshatit të Bashtovës në një distancë prej 3-4 km, në veri të grykëderdhjes së lumit të Shkumbinit. Kështjella është ndërtuar në shekullin XV dhe u ka shërbyer venecianëve. Zona e Bashtovës është përmendur si një port lumor në Shkumbin si dhe një qendër e eksportit të drithërave. Kalaja ka trajtë katërkëndore me përmasa 60 x 90 mertra. Pjesa perëndimore e saj është rindërtuar në shekullin XVIII. Muret e saj kanë një lartësi prej 9 metrash. Kalaja e Bashtovës është një monument kulture me vlerë që ju do ta gjeni vetëm disa km jashtë Kavajës dhe që dëshmon për gjurmët e qytetërimit dhe civilizimit. Rrethinat e saj kanë mbetur të plota dhe sot ruhen si një momument kulture nga shteti shqiptar.

Rreth e përqark kalasë lulëzon një pyll dafinash, që përveçse është i shpallur monument natyre, krijon edhe një mjedis shumë tërheqës për piknikë në natyrë. Nga muret e kalasë mund të vëzhgoni bregdetin si në pëllëmbë të dorës, që nga Gjiri i Durrësit e deri në Divjakë e Karavasta. Për të vizituar kalanë duhet të shkoni në fshatin Vilë Bashtovë, në jug të qytetit.

 

 
comments