Italian - ItalyAlbanian-ALEnglish (United Kingdom)
What to see?
  • Monuments   ( 12 Articles )

    Historia e monumenteve shqiptare, si shprehëse e historisë së krijuesve të tyre, e ka zgjidhur me kohë qëndrimin kundrejt bashkësive të tjera kulturore.

    Monumentet e kulturës shqiptare kanë lidhje të drejtëpërdrejtë me politikat kulturore, apo me orientimet kulturore të vendit. Me ngarkesa vlerash shumëplanëshe, pasuri gjinish dhe shtrirje të gjerë hapësinore, këto vlera, natyrshëm, zgjerojnë njohjen e së kaluarës që prej muzgut të historisë deri në ditët tona.

    Monumentet shqiptare, krahas vlerave në planin kombëtar, shpesh mbartin vlera në planin europian, qoftë si dëshmi autentike të kulturës vendase, apo si interpretime madhore gjinish, brenda hapësirash të gjera kulturore, në të cilat u përfshinë natyrshëm shqiptarët në shekuj.

    Tumat ilire, fortifikimet e qyteteve antiko-mesjetare të Lezhës dhe Beratit, varret monumentale të Selcës, kisha e Mesopotamit dhe Pojanit, qytetet muze të Beratit dhe Gjirokastrës, xhamia e Et’hem Beut dhe teqja Helvetive e Beratit, pikturat murale të Onufrit dhe David Selenicasit dhe në përgjithësi arkitektura popullore shqiptare, padyshim bëjnë pjesë në fondin e kulturës europiane.

    Vullnetit të studiuesve shqiptarë të fushës dhe padyshim atij mbarëpopullor për domosdoshmërinë e mbrojtjes së pasurisë sonë kulturore, duhet detyrimisht ti bashkohet vullneti politik i çdo drejtimi shtetëror, sepse në një analizë të fundit të gjitha rrymat politike në vend i bashkon urdhërueshëm detyrimi për mbrojtjen e dëshmive autentike të historisë shqiptare në shekuj.

  • Mountains   ( 5 Articles )

    ALPET SHQIPTARE

    Mali Lartësia mbidetare Vargu malor Rrethi
    Mali i Korabit 2.751 Vargu lindor Rrethi i Dibrës
    Mali i Jezercës 2.694 Alpet e Shqipërisë Rrethi i Shkodrës
    Mali i Radohima 2.570 Alpet e Shqipërisë Rrethi i Shkodrës
    Mali i Gramozit 2.523 Gramozi Rrethi i Kolonjës
    Mali i Gjallica e Lumës 2.487 Vargu lindor Rrethi i Kukësit
    Mali i Nëmërçka 2.485 Dhëmbel-Nëmërçka Rrethi i Përmetit
    Mali i Tomorri 2.417 Tomorri Rrethi i Beratit
    Mali i Koritniku 2.396 Vargu Lindor Rrethi i Kukësit
    Mali i Thatë 2.288 Mali i Thatë Rrethi i Korçës
    Mali i Shebeniku 2.253 Kurrizi qendror Rrethi i Elbasanit
    Mali i Lunxheria 2.155 Dhëmbel-Nëmërçka Rrethi i Gjirokastër
    Mali i Dhëmbeli 2.080 Dhëmbel-Nëmërçka Rrethi i Përmetit
    Mali i Çika 2.045 Vargu detar Rrethi i Vlorës
  • PLAZHE   ( 10 Articles )
    Deti Jon është njëri prej dy deteve që lag brigjet e Shqipërisë. Bregdeti është i lartë, shkëmbor me bukuri të shumta natyrore. Deti Jon është nga vozitësit e anijeve shumë i njohur për erërat e tij të qeta. Ai është deri në 4206 metra i thellë. Në detin Jon derdhen Lumi Kalama dhe Lumi i Artës që janë paksa më të njohur, si dhe lumenjtë Pavlla, Kalasa, Bistrica etj.

    Deti Adriatik (shk. Adriatiku) (në italisht Mare Adriatico) është një pjesë e Detit Mesdhe, që ndan Gadishullin Apenin nga Gadishulli Ballkanik. Bregu perëndimor i Detit Adriatik është Italia, kurse në lindje deti lag brigjet e Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjën dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe së fundi Shqipërisë deri në Vlorë, ky qytet në jug të së cilit gjendet Deti Jon. Ka nji sipërfaqe 138.595 km katrorë, thellësia më e madhe arrinë 1330 m.temperatura mesatare e ujit në korrik arrinë 23,2 gradë celsius, ndërsa ajo mesatare vjetore 17,5 gradë celsius.Në jug saliniteti arrinë 38,32 promila, dukshmëria në bregdet është 5 m ndërsa në brendësi deri 45 m.

    Deti Adriatik është njëri prej dy deteve që lag brigjet e Shqipërisë. Bregu përgjate tij është kryesisht një breg ranor. Në këtë det derdhen shtatë lumenj që rrjedhin përmes tokave shqiptare si: Drini i Bardhë, Drini i Zi, Vjosa, Buna, Mati, Shkumbini dhe Semani