Italian - ItalyAlbanian-ALEnglish (United Kingdom)

Email Print

Evenimente

Event 

Title:
Gjiro Open Air Gjirokaster 2015
When:
20.03.2015 - 22.03.2015
Where:
Gjirokaster - Gjirokaster
Category:
Live Shows - Spektakle

Description

gjiro open air parashutizem ne jug te shqiperiseNë  Gjirokastër nga data 20 deri me 22 mars 2015 zhvillohet edicioni i katërt i parashutismit. Eventi i titulluar Gjiro Open Air mbledh në Gjirokastër shumë pilotë që do të performojnë për publikun gjirokastrit.

Dhjetra pilotë do të garojnë për dy ditë në qiell të lirë në kuadër të etapës së tretë të kampionatit kombëtar të fluturimeve të lira. Aeroklubi i Gjirokastrës në bashkëpunim me Albanian Open organizon “Gjiro Open Air” nga datat 20 deri në 22 mars 2015.

Pilotët do të nisin fluturimin nga Çajupi, ndërsa me akrobacitë e tyre në ajër do të ofrojnë pamje spektakolare për qytetarët në Gjirokastër, Libohovë, Antigone, Lunxhëri, Labovë etj.  

Pjesë e këtij turneu janë edhe vizita në pazarin historik të Gjirokastrës, në Libohovë, në qytetin antik të Antigonesë, në Saraqinisht e në Labovën e Kryqit, duke i dhënë kështu edhe një dimension turistik këtij eventi. Ceremonia e dhënies së çmimeve për fituesit do të organizohet në kalanë e Gjirokastrës, pikërisht në atë skenë ku do të zhvillohet më vonë edhe Festivali Folklorik Kombëtar.

“Gjiro Open Air” është ndër të tjera edhe një ngjarje e rëndësishme që promovon pasuritë turistike e kulturore të rajonit të Gjirokastrës.

Venue

Vendi-Venue-Sede:
Gjirokaster
City:
Gjirokaster
State:
Shqiperi
Country:
Country: al

Description

Gjirokastër është qytet në Shqipërinë jugore, banorët e të cilit quhen gjirokastritë. Qytet i përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s më 2005, si një nga pak shembujt e mbijetuar në Ballkan të qyteteve tregtare të stilit otoman