Italian - ItalyAlbanian-ALEnglish (United Kingdom)

Email Print

Evenimente

Event 

KENGET E SHEKULLIT 4
Title:
KENGET E SHEKULLIT 4
When:
22.10.2011 - 02.01.2012
Where:
TV Klan - Tirane
Category:
Tv Shows - Spektakle televizive

Description

100 perla muzikore nga bota

Eshte stina e superspektakleve! Eshte momenti i superspektaklit "Kenget e shekullit"! Por kete here eshte koha e mrekullive muzikore nga gjithe bota! 100 kenge nga bota! Nje aventure artistike ne shpirtin e popujve qe kane bere historine e kenges! Perlat e muzikes boterore, kenget qe i njohim te gjithe, ato qe jane internacionalizuar dhe dashurohen nga kushdo! Por kete here interpretuar nga artistet me te mire shqiptare dhe te ftuar nga bota! LIVE ne teatrin e RTV KLAN! 100 kenge - 100 perla nga bota!

Nga 22 Tetor - 2 Janar 2012 LIVE NE RTVKLAN
OFF AIR

Kenget e Shekullit eshte nje nga formatet origjinale te Televizionit Klan , nje produksion qe ben pjese ne programet muzikore argetuese me te suksesshme dhe me te ndjekura persa I perket tregut televiziv,nje realizim artistik i Promotor. Ai tashme perfaqeson nje patente televizive shume te vecante ne spektrin aq te pasur dhe te varfer njekohesisht me reality show, talk show, talent show etj etj.
Madje mund ta quanim nje program disi unikal per permbajtjen e tij por edhe per formen sesi ai ka sjelle muziken tek teleshikuesi. Edicioni I pare I ketij formati u realizua ne vitin 2004, duke pasur si brume kenget e muzikes se lehte shqiptare, nje fond i jashtezakonshem artistik qe per fat te keq ishte lene pasdore nga kushdo.
Ne vitin 2007 u realizua edicioni i dyte i "Kengeve te shekullit" i cili ishte nje vazhdim i misionit te ndermarre ne te paren.
Ne vitin 2010, si gjithnje Televizioni Klan ju rikthye kesaj ideje, duke sjelle ne ekranin thesarin e kenges popullore e qytetare shqiptare - 23 mbremje qe padyshim kane qene teper mbreselenese ne audiencen televizive shqiptare brenda e jashte kufijve.

Ne kete sezon te ri televiziv, pra tetor - dhjetor 2011, i njejti staf artistik, me regjisor Bledi Laco, drejtor artistik Adrian Hila, skenari Pandi Laco, propozon edicionin e katert te Kengeve te shekullit.

Kete here permbajtja dhe materiali muzikor i spektaklit do te jene nje fond teper i perzgjedhur i muzikes boterore, kenget me te famshme te repertorit internacional, hitet qe kane bere historine e muzikes, sukseset qe i kane kaluar kufijte e vendeve ku jane krijuar duke u kthyer keshtu ne nje trashegimi mbareboterore.
Cdo vend ka nje ajke te krijimtarise se tij, por ka nje kolane te arte kengesh qe e perfaqesojne ate ne cdo cep te globit. Jane ato kenge, ato suksese qe jane internacionalizuar, ato sekuenca qe te vijne menjehere ne mendje dhe ne buze sapo degjon titullin. Dhe natyrisht kete histori te muzikes e kane bere ato vende qe kane patur nje tradite te kultivimit te ketyre kengeve por edhe te menyres sesi ato kane mundur ti transmetojne ne kulturat e tjera muzikore.
Mjafton te kujtosh qe kenga "Yesterday" e Beatles eshte kenduar ne me shume se 1300 versione ne gjithe boten, po keshtu "Volare" apo "O sole mio" qe kane qene po aq popullore e te njohura.
Pikerisht me kete ngacmim e ide, Televizioni Klan ngulmon ne realizimin e edicionit te katert te "Kengeve te shekullit", duke u sjelle rreth ketij aksi .

Cilat do te jene keto mbremje:
1 Nata e kenges ruse (sovjetike)
Nata e kenges latine (argjentinase, meksikane,etj) 
Nata e kenges amerikane 
Nata e kenges angleze
5
 Nata e kenges ballkanase (greke, turke etj)   
Nata e kenges italiane 
Nata e kenges franceze
Nata e kenges spanjolle 
Nata e kenges cigane
10 Nata e kenges shqiptare
11 Nata e kenges kosovare


Kenget dhe hitet me te njohura boterore, ato qe i kemi degjuar dhe na kane shoqeruar ne momentet e bukura , ato qe i njohim e mund ti kendojme te gjithe. Sigurisht qe ne kete bote te kenges, per ne , publikun televiziv shqiptar, me shume kane qene te spikatura dhe te dashura vetem disa kultura muzikore. Me afer nesh ka qene kenga italiane, angleze, ballkanase, franceze e keshtu me rradhe. Nuk mund te jete absolut ky fenomen muzikor per gjithe boten, por natyrisht eshte per pjesen dermuese te publikut boteror.

Kenget e shekullit 4 merr persiper te sjelle ate cka eshte shume e njohur e sinjifikative per kedo, por duke ju pershtatur edhe rrethanave te vendit tone. Mendojme te realizohen 11 mbremje speciale te dedikuara. Pra cdo nje mbremje do ti kushtohet kenges se nje vendi, ose nje kulture te caktuar.
Ashtu si tek edicioni i fundit i “Kengeve te shekullit” kenget do te shoqerohen pervec orkestres se madhe, nga nje band - ai qe quhet band-i i "Kengeve te shekullit" por qe do te kete disa ndryshime e pershtatje ne cdo mbremje ne varesi te kultures se kenges qe do te prezantohet. Psh ne naten ballkanase patjeter qe do te kete plus klarineten, buzuken, llahuten, etj., ne naten franceze do te kete akordeonin, ne naten amerikane sazen e gojes, benxhon e keshtu me rradhe.

E vecanta e ketij cikli muzikor eshte se te gjitha kenget do te interpretohen nga artistet shqiptare, natyrisht ata qe jane provuar qe mund te kendojne muzike boterore.
Madje do te tentohet qe ndonje hit boteror te perkthehet dhe te sillet ne shqip, sepse pervec melodise, ne mjaft kenge eshte domethenes edhe teksti. Eshte nje elite artistesh qe jane provuar duke sjelle tek publiku keto hite si psh Kastriot Tusha, Juliana Pasha, Frederik Ndoci, etj por pervec tyre do te jene mjaft artiste te tjere qe sigurisht kane kulturen e talentin per te cuar tek publiku emocionin e ketyre kengeve.
Keshtu psh jane Manjola Nallbani, Sidrit Bejleri, Rovena Dilo, Aurela Gace, Piro Cako, Irma e Eranda Libohova, Saimir Braho, por edhe me te rinj si Anjeza Shahini, Rosela Gjylbegu, Olta Boka, Alban Skenderaj, Endri dhe Stefi Prifti, Kejsi Tola, Dorina Garuci, grupi "Burn", e deri tek talentet e "Gjeniut te vogel" si Laura Gjipi e Arilena Ara.
Trupa e baletit e Televizionit Klan do te jete gjithashtu prezente ne kete spektakel me ngjyrat e kostumografine karakteristike, duke i dhene nates koloritin dhe duke bere ate te ndryshme nga nata pasaardhese. Pevec numrave speciale, shpesh kenget do te jene te shoqeruara me koreografi.

Venue

TV Klan
Vendi-Venue-Sede:
TV Klan   -   Website
Street:
Rruga: “Aleksander Moisiu”, nr.97 Pranë Ish – Kino
City:
Tirane
State:
Albania

Description

TVKLAN eshte kanali televiziv privat me I madh ne Shqiperi.

I themeluar qe ne vitin 1997, TVKLAN u licensua nga Keshilli Kombetar i Radios dhe i Televizionit (KKRT) si nje nder dy kanalet kombetare private te territorit te Shqiperise ne vitin 2001.

TVKLAN mbulon rreth 80% te territorit te Shqiperise qe do te thote rreth 90% te popullsise se vendit. Keto hapesira mbulohen nga nje rrjet transmetuesish dhe radiorelesh te shperndara ne te gjithe territorin.
TVKLAN eshte ne transmetim satelitor 24 ore ne satelit Eutelsat W2 ne te gjithe Europen, njekohesisht edhe ne SH.B.A dhe Kanada.

Rekord ne prodhimtari, staf profesionistesh, teknologji e larte, prodhime dhe blerje te suksesshme, programe per te gjithe target-moshat, e bejne TVKLAN, te jete ekrani me i dashur i te gjithe shqiptareve, kudo ku ata jetojne.

TVKLAN ka ne dispozicion te prodhimit te tij 8 studio televizive te pajisura me teknologjine bashkekohore. Tre prej ketyre studiove jane te permasave gjigande ne te cilat realizohen spektaklet me te medha televizive.
Ne 31 dhjetor 2009, TVKLAN inaguron Teatrin Televiziv, i pari ne Shqiperi ne rrjetin e televizoneve dhe me i madhi ne Ballkan, mikprites i spektaleve gjigande si „Gjeniu i Vogel 3“ dhe „Akademia e Yjeve 5“. Pervec tre regjive qendrore te cilat jane te instaluara ne ambjentet e TVKLAN, ne ndihme te realizimit te nje game me te gjere prodhimesh si edhe mbulimesh te aktiviteteve te ndryshme live, jane edhe dy regji levizese te pajisura me se miri perkatesisht Studio Levizese Nr. 1/2/3/4.

Qe nga viti 2007, TVKLAN eshte i pari dhe i vetmi qe ka ne pronesi nje studio transmetimi Satelitore Levizese – SNG (Signal News Gathering), duke sjelle ne ekran LIVE gjithcka ndodh nga cdo cep i Shqiperise dhe jashte saj. SNG e Klan sherben edhe per transmetime satelitore te gazetareve te huaj per raportet e tyre te pregatitur ne Shqiperi.

STAFI

TVKLAN eshte televizioni me rekord ne prodhimtari. Eshte i vetmi televizion ne Shqiperi me personelin me te kualifikuar, duke qene i vetmi televizion qe garanton cilesi te larte transmetimi dhe i vetmi qe eshte Media-Partner per organizime dhe transmetime “LIVE” nga cdo cep i Shqiperise. Autoret, prezantuesit dhe producentet me te mire shqiptare dhe ato te huaj, kane zgjedhur gjithmone TVKLAN, per te prodhuar ose transmetuar prodhimet e tyre artistike. Permendim transmetime “LIVE” nga Sheshi Skenderbej i Koncertit te madh te nderrimit te viteve, Festivalin “KENGA MAGJIKE”, “MISS & MISTER ALBANIA”, “MISS SHQIPERIA”, “MISS GLOBE INTERNATIONAL”, “INVA MULA NE BUTRINT”, koncertin madheshtor te grupit kosovar “ELITA 5” direkt nga Sheshin Skenderbej, koncertin e grupit legjendar “SCORPIONS” direkt nga stadiumi “Selman Stermasi”, koncertin e kantautorit me fame boterore “GORAN BREGOVIC” direkt nga Pallati i Kongeseve”, koncertin recital te Ardit Gjebrese, mbulim dhe koment maratone te te gjitha zgjedhjeve elektorale ne Shqiperi qe nga viti 2001 si dhe transmetimi ekskluziv satelitor maratone i Shpalljes se Pavarsise se Kosoves (shkurt 2008) direkt nga Prishtina.

Nen logon e Klan, publiku informohet, argetohet dhe edukohet nga programet me te mira ne tregun televiziv shqiptar, te sjella ne ekran nga emra te famshem dhe te suksesshem si Blendi Fevziu, gazetari autor i emisionit politik me te ndjekur „Opinion“ (nga 1998 ne TVKLAN) dhe „Opinion +“ (2006-2008); Andi Bushati, gazetari autor i programit dossier „Zone e Ndaluar“ (2006 - 2009); Enkel Demi, gazetari dhe prezantuesi i mirenjohur i maratonave informative te Departamentit te Lajmeve ne zgjedhjet elektorale apo ne raste te jashtezakonshme, por edhe prezantuesi i disa prej spektakleve, prodhime te Klan si „Gjeniu i Vogel II“, „C’est la vie“ dhe te game-show qe vazhdon me sukses ne Klan „Kutia“ (2004 - ....); Ardit Gjebrea, showmeni me i famshem shqiptar, i cili bashkeprodhon me Klan qe nga viti 2003, festivalin me prestigjoz te muzikes moderne shqiptare „Kenga Magjike“. Ne sesonin tv 2008/9, Ardit Gjebrea, fillon maratonen argetuese te se dieles, ne nje format te ri dhe hit, prodhim i Klan „E diela shqiptare, cdo te diele nga ora 13:30 deri ne 19:30; Pandi Laco, Bledi Laco dhe Adi Hila, tre me te miret e spektakleve ne Shqiperi, jane autor te prodhimeve me gjigande ne Klan si „Kenget e Shekullit“ (2 edicione), „Gjeniu i vogel“ (3 edicione), „Maratona e Kenges Popullore“ (5 edicione), „C’est la vie“ (1 edicion); Vera Grabocka, miti i regjise televizive, ka zgjedhur gjithmone Klan, per te prodhuar evenimente si „Miss Albania“, „Vallezim ne fund te vitit“ apo „Euro Grand Prix“, festivali europian i videoklipit. Ne sesonin tv 2007, Vera Grabocka, nis ne Klan, programin „Me shume dashuri“ (2 edicione), duke siguruar rekorde audience; ne vitin 2006, Aida Shtino nis misionin e saj human ne KLAN dhe aktualisht (2010-11) emisioni „Njerez te Humbur“ eshte ne sezonin e tij 3-te duke vazhduar te jete emisioni me popullore ne ekranet shqiptare; si dhe shume emra te tjere te dukshem ose jo ne ekran – te gjithe se bashku me synimin, per te ofruar me te miren!

KLAN LAJME

Lajmet ne Klan, nje prioritet per profesionalizem, paanshmeri dhe saktesi.

Te gjejme cdo cast lajmin, eshte profesioni yne.

Ne jemi kudo, per te sjelle tek ju gjithcka ndodh, me entusiazmin e gazetareve profesioniste.

Politika, aktualiteti, ekonomia, kultura dhe sporti, vijne ne ekranin tone me qellimin e vetem, objektivitetin dhe te verteten.

PROGRAMI

Ne saje te nje strukture programore komplekse, ku nderthuren 6 edicione informative ne dite, prodhime te emisioneve politike, sociale, kulturore, spektakleve te medha dhe nje numer i madh blerjesh telenovelash, filmash, serialesh dhe dokumentaresh, TVKLAN ka arritur te behet i afert me te gjitha shtresat shoqerore.

HISTORIKU

TVKLAN nis transmetimin me date 25 tetor 1997 me nje programacion vetem me filma. “FRANCE ‘98” ka qene emisioni i pare i TVKLAN, nje program sportiv per kampionatin boteror nga Pandi Laco, Bledar Laco dhe Agron Llakaj.

Ne vitin 1997, TVKLAN ka pasur nje staf te perbere prej rreth 20 vetash. Ne perberje te struktures se tij (te ngushte) dhe ambjenteve me hapesira te kufizuara, kane funksionuar le te themi te ashtuquajturat Departamentet e Televizionit te perbera nga 1 ose 2 persona si psh.

  • Departamenti i Informacionit (Edicionet Informative)
  • Departamenti i Finances
  • Departamenti i Prodhimit (ne ate kohe prodhohej nje emision sportiv ne lidhje me Kampionatin Evropian te Futbollit)
  • Stafi teknik

“OPINION nga BLENDI FEVZIU”, emisioni me i ndjekur politik ne ekranet shqiptare, nis transmetimin e tij nen logon e TVKLAN ne tetor 1998, i cili vazhdon te transmetohet dhe sot ne kete ekran.

Ne Shkurt te vitit 1999 selia e shoqerise ndryshon dhe transferohet ne Rrugen Dervish Hima Nr. 1 me ambjente te medha, kushte moderne pune, rritje te numrit te personelit gje e cila ndikon edhe ne rritjen e cilesise se sherbimeve.

Marrja e godines “Salle e Lojrave” me kontrate “emfiteoze” do te jete dhe nje nder investimet me te medha te kryera nga ky televizion. Nje investim i madh, beri ajo godine e marre ne nje gjendje thuajse te rrenuar, te kthehej ne nje nga studiot televizive me te medha te vendit, ne te cilen jane zhvilluar programe dhe spektakle te prodhuara 100% nga TVKLAN ose co-produksione:

  • Porta e fatit
  • Maratona e kenges popullore e qytetare (2 edicione)
  • Opinion nga Blendi Fevziu
  • Kutia e fundit
  • Taksi e rezervuar
  • Zone e Ndaluar
  • Tek Blloku
  • 100 kenget e Shekullit (2 edicione)
  • Zone e lire
  • Star Akademi (3 edicione)
  • Tv Bingo Show
  • Me shume dashuri

Ne vitin 1999 Televizioni Klan blen Studion Levizese Nr. 1, e cila ka sherbyer per transmetimet direkte te evenimenteve te ndryshme qe jane zhvilluar jashte ambjenteve te Televizionit Klan. Transmetimi i pare “live” i kesaj studio ka qene spektakli rinor “DUEL” direkt nga ish-teatri “Rubairat”, programi i pare rinor i cili testonte dhe afirmonte njohurite dhe talentin e gjimnazisteve te kryqeqytetit ne kenge, aktrim, modelim dhe njohuri te pergjithshme. “Duel”, nje program nga Albert Dumani dhe Fatos Risto me regji nga Artur Bejzade, transmetohej tre here ne jave ne mesdite ora 14:00 dhe zgjati per nje periudhe 8 javore (maj-qershor 2000).

Ne veren e vitit 2000, TVKLAN, me ane te Studios Levizese Nr.1, ishte televizioni i pare privat (pas TVSH-se) qe transmeton “live” nga nje ambient i jashtem, spektaklin “NETE VERE”, nje program nga Albert Dumani dhe Fatos Risto me regji nga Artur Bejzade, direkt nga Kompleksi i Pishinave “Akuadrom”, i cili u be programi hit i veres per kater vite rrjesht (2000-2004).

Ne nentor te 2000, TVKLAN nis prodhimin dhe transmetimin e spektaklit “PORTA E FATIT”, llotari kombetare, e cila vinte perpara publikut me elemente spektakli. Kjo llotari u pershi ne spektaklin me te madh per kengen popullore e qytetare “MARATONA E KENGES POPULLORE E QYTETARE” i prezantuar nga Rudina Magjistari dhe regjisor Bledar Laco. Ky program nisi transmetimin me 20/11/2000 – 21/04/2001. Shifrat rekord ne shikueshmeri dhe insteresimi i publikut, TVKLAN, prodhon nje seri te dyte te “MARATONA E KENGES POPULLORE E QYTETARE II”, kesaj here si nje tablo me e madhe e kengeve, kultures, traditave dhe folkut te te gjitha trevave shqipare, duke perfshire edhe Kosoven. Skenografia madheshtore i ideua nga skenografi i njohur Bashkim Zahaj. Spektakli u zhvillua ne Studion Nr.2 te TVKLAN, me e madhja ne Shqiperi.

Ne vitin 2002, Studio levizese Nr.1, pasohet nga Studio Levizese Nr.2.

Ne veren e vitit 2007, selia dhe studiot e TVKLAN zhvendosen ne ambientet e medha te Ish-Kinostudios “Shqiperia e Re”, duke ndertuar 4 studio gjigande per superprodhime televizive. Studiot e reja mirepresin formatet e reja te programeve “Njerez te Humbur”, “E Diela shqiptare”, “Opinion”, “Njerez te humbur”, “Histori me zhurmues”, etj.
Aktualisht ne Televizionin Kombetar Klan funksionojne 7 departamente:

  • Departamenti i Informacionit
  • Departamenti i Programacionit
  • Departamenti i Prodhimit
  • Departamenti i Filmit
  • Departamenti i Marketingut
  • Departamenti i Finances
  • Departamenti i Burimeve Njerezore

Programet dhe emisionet aktuale, prodhime 100%, te Televizionit Kombetar Klan:

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare. Arena e politikes shqiptare, ne vitin e tij te 14-te televiziv. Qe nga sesoni televiziv 2008/9, “Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.

KUTIA, format tv game-show, me Enkel Demii blere me te drejta te plota transmetimi ne ekranet shqiptare. Nje game-show e kompanise prestigjoze “Endemol”, qe transmetohet cdo mbremje (e hene-e premte) ne ekranin e Klan dhe qe ka nisur transmetimin ne shtator 2004. Nje program i perditshem qe dhuron vazhdimisht cmime e sidomos Supercmimin prej 25000 euro.

GJENIU I VOGEL 3, talent-show - Nje format origjinal nga Pandi Laco, Bledi Laco dhe Adi Hila, nen drejtimin e Suela Demiri. Sezoni i trete i ketij spektakli me nje format krejtesisht te ri, me shume talente, me shume spektakel, me shume emocione, me shume kenaqesi dhe komercial. Femijë të jashtëzakonshëm që interpretojnë LIVE dhe përcjellin emocion ne nje studio televizive nëpërmjet kamerave, soundit dhe efekteve të gjetura skenike e ndriçuese.

E DIELA SHQIPTARE nga Ardit Gjebrea. Projekti me ambicioz televiziv i cili kap kohen televizive me te shtrire ne te gjithe historine e televizionit shqiptar. Para shume vitesh e me pas, eshte tentuar ne disa televizione te prodhohet nje program i ngjashem me ato te televizioneve te vendeve fqinje, por nuk eshte mberritur dot ne nje strukture te tille sic eshte projekti i TV Klan – nje strukture gjigande e cila ka pothuajse stafin pergatitor te nje minitelevizioni me vete. 6 ore transmetim LIVE.

NJEREZ TE HUMBUR - nga Aida Shtino. Emisioni social me I ndjekur ne Shqiperi eshte kurorezim I nje procesi te gjate hulumtimesh dhe te dhenash investigimi rreth fatit te personit te humbur qe kerkohet. Investigimi starton qe nga kontakti I fundit I pohuar nga te afermit, dhe me pas ai vazhdon me nje numer te pafund kontaktesh, telefonatash, kerkimesh. I gjithe informacioni sigurohet mbi bazen e deshmive nga personazhe te aferm apo miq te personit te zhdukur.

HISTORI ME ZHURMUES - nga Pandi dhe Bledi Laco. Nje spektakel origjinal i parealizuar me pare, nje format i cili ka formen e nje udhetimi ne vite, ku gjithshka eshte e dokumentuar nga shtypi i kohes ose letersia. Gjithshka eshte e ilustruar me kronikat e kinoditareve te kohes. Gjithshka eshte e komentuar nga personazhe reale, biografia e te cileve eshte historia e vertete e vendit tone.

PROMO ZONE - është një projekt i ri televiziv i cili qëllimin e tij e shpreh që në emër, ZONA E PROMOVIMIT. Por me ambicien për të promovuar vlerat e vërteta dhe jo antivlerat. “PROMO ZONE” është një program kryesisht rinor, por që ka materiale të cilat nuk janë vetëm për të rinj. Në një studio të vogël televizive por multi-funksionale, në 1 orë e 15 minuta emision, do të ketë disa rubrika dhe të ftuar special. Kjo edhe për t’i dhënë larmi emisionit, por edhe për të patur mundësinë e promovimit të disa kulturave. Promovimi në këtë program konsiston në suportin dhe hapësirën televizive që i jepet artistëve të rinj, të cilët nuk kanë mundësi të promovohen për shkak të natyrës së përcaktuar që kanë programet e tjere televizive.

KENGET E SHEKULLIT - eshte nje format origjinal televiziv, por tashme vjen si projekt i njohur dhe i suksesshem muzikor me dy edicionet e tij te kenges se lehte shqiptare. Kete here ai vjen me nje tjeter ide dhe permbajtje, sepse do te sjelle nje nje krijimtAri krejt tjeter nga ajo e edicioneve te kaluara. Ai merr persiper te sjelle kenget me te bukura popullore e qytetare shqiptare, ate pjese shume te ndjeshme e te afert per te gjithe publikun televiziv. Programe televizive me muzike popullore jane realizuar mjaft, gjithashtu ka kanale televizive te dedikuara e tematike te muzikes popullore. Po ne rastin tone behet fjale per nje pune mjaft te kujdeshme me krijimtarine popullore, ne nje perzgjedhje te kalibruar te gjerave me te dashura e me te njohura, ne nje qemtim te perlave te muzikes popullore e qytetare. Per here te pare merret persiper te behet nje sondazh per kenget me te bukura te tabanit, ato qe na kane shoqeruar ne jeten tone ne cdo hap. Eshte nje format qe nderthur ritmet e emocionet. Jane 100 kenge shume te suksesshme, te cilat prezantohen ne 10 nete(10 te shtuna “prime time”) pra 10 kenge ne cdo mbremje. Nje tjeter arsye qe garanton suksesin e programit eshte se kenget do te interpretohen nga 10 prej kengetareve me te kerkuar dhe me te mire shqiptare, versione te reja, me orkestracione moderne, te shoqeruara nga nje formacion i madh orkestral, te kenduara “Live” ne studio.

TAKIMI I PASDITES nga Rudina Magjistari. Nje show argetues dhe informativ qe shoqeron cdo mbasdite familjet shqiptare. Te ftuar ne panel qe flasin per tema te ndryshme, inserte filmike te xhiruara me pare, lidhje direkte. Targeti eshte gjithe familja, por duke u fokusuar me teper tek ai femeror.

ALDO MORNING SHOW - Dielli lind ndryshe ne TVKLAN, ne 7 pa 1 minute deri ne 10.00, nga e hena ne te premten me “Aldo Morning Show”. Te lodhur apo te palodhur nga gjumi I nates, nga e djeshmja me halle e strese, ekrani yne ju fton te zgjohemi me buzeqeshje, me qeshje, me nenqeshje, dhe me kryesorja… me nje adrenaline te papare per ta nisur mbare diten.

Programet e blera me te drejta te plota transmetimi nga TVKLAN

Drame, eros, humor, aksion, romance dhe adrenaline perjeton publiku duke ndjekur Klan. Prodhimet me te suksesshme nderkombetare, serialet dhe filmat me te pelqyer.

TVKLAN, ishte televizioni i pare privat ne Shqiperi qe “luftoi” dhe zbatoi ligjin per te drejten e autorit ne transmetimet e tij. Cdo sekonde i ekranit tone, eshte e blere ne zbatim te ligjit ne fuqi, per te drejten e autorit.

Serialet dhe telenovelat, ne vazhden e programeve te blera, TVKLAN ka lidhur kontrata me te gjitha kompanite me prestigjoze si “Walt Disney”, “CBC Paramount”, “Warner Bross”, “Fox Intl”, “Televisa”, “Globo Tv” “RedeGlobo”, “Raitrade”, “Mediatrade” etj, duke ofruar per publikun seriale, filma kinematografike dhe telenovela me ratings te konsidueshem ne televizonet e huaja ku jane shfaqur. Permendim ketu disa tituj hit si: “Oktapodi”, “Magjia”, “Saint Tropez”, “The Bold and the Beautiful”, “Alias”, “Grey’s Anatomy”, “According to Jim”, “Princi i Belair”, “Skllavja Izaura”, “Fletet e jetes”, “Marina”, “Bachelor” “CSI.NY”, “Dr.House”, “Sex and the city”, “Californication”, “Nip&Tuck”, “E preferuara”, e dhjetera te tjere. Gjithmone kemi zgjedhur dhe do te perzgjedhim prodhimet me te mira nderkombetare, me kenaqesine qe sukseset e huaja, te jene ne shqip edhe per publikun shqiptar nen logon e KLAN.

Tvklan, gezon ekskluzivite te transmetimit te evenimenteve nderkombetare me te rendesishme te botes se showbisnesit boteror. Ne saje te kontratave ekskluzive, TvKlan transmeton cdo vit ceremonite gala nderkombetare:

Academy Awards (cmimet Oskar) – qe nga viti 2006
Grammy Awards – qe nga viti 2009
American Music Awards - qe nga viti 2009
Victoria Secrets - qe nga viti 2009
Golden Globe Awards - qe nga viti 2008
World Music Awards - qe nga viti 2010
Balkan Music Award – qe nga viti 2009
Eurovoice – qe nga viti 2010

PRODHIME – TV KLAN
(te vendosura ne menyre kronologjike):

  • OPINION nga BLENDI FEVZIU (1998 – vazhdon...)
  • TITANIK – telekomedi (dhjetor 1999)
  • GEZUAR NGA SHKODRA (dhjetor 1999)
  • NJE KAFE NE TV KLAN (shtator 1999 – korrik 2003)
  • EDHE UNE DUA TE QESH - telekomedi (dhjetor 2000)
  • DUEL (11 maj – 20 qershor 2000)
  • SPORT & SHOW (shtator – qershor 2000)
  • PORTA E FATIT (nentor 2000 – shkurt 2003)
  • KOPERTINA VIP (2000 – 2007)
  • MARATONA E KENGES POPULLORE E QYTETARE I (20 nentor 2000 – 22 prill 2001)
  • MARATONA E KENGES POPULLORE E QYTETARE II (17 janar 2003 – 19 maj 2003)
  • NETE VERE I (2 gusht – 4 shtator 2000)
  • NETE VERE II (19 korrik – 4 shtator 2001)
  • SHOWBIZ (mars 2002 – gusht 2005)
  • NETE VERE III (23 korrik – 2 shtator 2002)
  • NETE VERE IV (22 korrik – 29 gusht 2003)
  • KOMBINAT SHOW (28 nentor 2003 – 11 qershor 2004)
  • GJENIU I VOGEL I (8 mars – 31 maj 2004)
  • KUTIA E FUNDIT (shtator 2004 – qershor 2005)
  • TEK BLLOKU (shtator 2004 – korrik 2006)
  • BLUE (2004 – 2009)
  • TAKSI E REZERVUAR (30 tetor – 31 dhjetor 2004)
  • 100 KENGET E SHEKULLIT (7 mars – 30 maj 2005)
  • KUTIA E FUNDIT (shtator 2005 – korrik 2006)
  • ZONE E LIRE (shtator 2005 – janar 2007)
  • ORA 7 (shtator 2005 – korrik 2006)
  • GJENIU I VOGEL II (18 mars – 5 qershor 2006)
  • STAR AKADEMI I (3 prill – 12 qershor 2006)
  • SUAVEMENTE (19 qershor – 6 gusht 2006)
  • KUTIA E FUNDIT (shtator 2006 – korrik 2007)
  • ZONE E NDALUAR nga ANDI BUSHATI (shtator 2006 – 2009)
  • OPINION + nga BLENDI FEVZIU (shtator 2006 – korrik 2008)
  • KUTIA (shtator 2007 – vazhdon...)
  • ALDO MORNING SHOW (shtator 2007 – vazhdon...)
  • KENGET E SHEKULLIT (2 sezone nga tetor 2008)
  • AKADEMIA E YJEVE (5 sezone)
  • ME SHUME DASHURI (2 sezone)
  • GJENIU I VOGEL III (9 janar – 10 prill 2009)
  • MARATONA E KENGES POPULLORE E QYTETARE (5 sezone)
  • E DIELA SHQIPTARE (shtator 2008 - vazhdon)
  • NJEREZ TE HUMBUR (shtator 2008 - vazhdon)
   dhe prodhimet vazhdojne...

ESHTE KLANI JUAJ!

Registered Users:

You have to login to register for this Event.