Italian - ItalyAlbanian-ALEnglish (United Kingdom)

Email Print

Evenimente

Event 

Miss Shqiperia 2012
Title:
Miss Shqiperia 2012
When:
01.05.2012 - 30.06.2012
Where:
Kalaja e Bashtoves - Bashtova's Castle - Vile-Boshtove Kavaje
Category:
Live Shows - Spektakle

Description

Historia e Miss Shqiperia

Bota jane vrare e prere
Dhe prape jane pajtuar
Ne as vrare as prere
Vetem dashuruar....

Aktiviteti I Miss shqiperise lindi si nje zambak ne token e shkretuar. Ne vitin 1998 tamam ne momentin kur shqiptaret kishin ende shijen e hidhur te luftes, barbarizmit petri Bozo dhe stafi i tij vendosi te riformatonte konkursin e bukurise nen siglen Miss shqiperia. Vajzat konkurente shkelnin mbi gezhoja  por erdhen plot shpresa e deshira per te qene pjese e ketij eventi bukurie.
Ne pallatin e Kongreseve konkurentet hyne te mbuluara me velin e zi por me pishtare nder duar per te ndezur flaken e shpreses e te dashurise.... Nga gazetat e kohes do te mbetet si deshmi e asaj kohe shprehja e Petri Bozos “....ate nate qe u zhvillua konkursi i bukurise, nuk pati asnje krisme asnje vrasje sepse bukuria e zbut shpirtin e njeriut....”
Po ate vit bashke me rrugen  e konkurimit brenda vendit nisi edhe rruga e perfaqesimeve ne Europe e ne bote i konkurenteve te dala nga Miss Shqiperia.
Organizatoret ndoshta per here te pare guxuan te  gjejne hapesira per te perfaqesuar jo vetem shqiperine por edhe Kosoven
Nen nje flamur vertet por me dy konkurente  nje nga kosova e nje nga Shqiperia mundem te jemi nder te paret qe deshironim dhe dhame kontritbutin tone per te qene pjese e kesaj bote te lire dhe te pavarur.
Ne shtegetimin  e Miss Shqiperise nuk mund te mos permenden perfaqesimet ne konkurset nderkombetare e boterore. Ku vajzat shqiptare kane perafqesuar me dinjitet vendin e tyre.
E nuk jane pak por 37 perfaqesisme ne bote.....madje Miss Globe International nje nga tre konkurset me te medhej ne bote Deliart Association ia ka sjelle dhurate Shqiperise dhe Shqiptareve prej 5 vitesh....

Venue

Kalaja e Bashtoves - Bashtova's Castle
Vendi-Venue-Sede:
Kalaja e Bashtoves - Bashtova's Castle   -   Website
Street:
Kalaja e Bashtoves
City:
Vile-Boshtove Kavaje
State:
Albania

Description

Kalaja e Bashtovës ngrihet pranë fshatit të Bashtovës në një distancë prej 3-4 km, në veri të grykëderdhjes së lumit të Shkumbinit. Kështjella është ndërtuar në shekullin XV dhe u ka shërbyer venecianëve. Zona e Bashtovës është përmendur si një port lumor në Shkumbin si dhe një qendër e eksportit të drithërave. Kalaja ka trajtë katërkëndore me përmasa 60 x 90 mertra. Pjesa perëndimore e saj është rindërtuar në shekullin XVIII. Muret e saj kanë një lartësi prej 9 metrash. Kalaja e Bashtovës është një monument kulture me vlerë që ju do ta gjeni vetëm disa km jashtë Kavajës dhe që dëshmon për gjurmët e qytetërimit dhe civilizimit. Rrethinat e saj kanë mbetur të plota dhe sot ruhen si një momument kulture nga shteti shqiptar.

Rreth e përqark kalasë lulëzon një pyll dafinash, që përveçse është i shpallur monument natyre, krijon edhe një mjedis shumë tërheqës për piknikë në natyrë. Nga muret e kalasë mund të vëzhgoni bregdetin si në pëllëmbë të dorës, që nga Gjiri i Durrësit e deri në Divjakë e Karavasta. Për të vizituar kalanë duhet të shkoni në fshatin Vilë Bashtovë, në jug të qytetit.

Registered Users:

You have to login to register for this Event.