Italian - ItalyAlbanian-ALEnglish (United Kingdom)

Email Print

Evenimente

Event 

Title:
Gara e Motokroseve 24 Qershor Divjakë
When:
24.06.2012
Where:
Ne mbare Shqiperine -
Category:
Live Shows - Spektakle

Description

Gara e Motokroseve 24 Qershor Divjakë

Të dielën në datë 24 Qershor motorklubi Motocross Tirana në bashkëpunim me Kartodrom 3 dhe në mbështetje nga Bashkia Divjakë organizojnë garën për motokrose dhe supermoto në bregdetin e Divjakës.

Gara do të zhvillohet në një terren ranor të qëndrueshëm dhe do të jetë e vlefshme për pikët e kampionatit kombëtar për motokros dhe supermoto. Dita e shtunë para garës do të jetë e lirë dhe e disponueshme për prova nga ora 13.00 deri në orën 19.00. Regjistrimet për në garë do të bëhen të Dielën nga ora 08.00 deri në 09.00. Gara nis në orën 10.00. Për miqtë nga trevat shqiptare është vënë në dispozicion Hoteli që kushton 10 Euro nata (dhomë me tre shtretër). Të gjithë pjesëmarrësit që do të akomodohen nëpër hotele ju lutemi njoftoni 4 ditë përpara pasi sezoni i plazhit e vështirëson disponimin e hotelit.

Për informacione të mëtejshme ju lutemi kontaktoni në numrin +355692102682 ose vizito Eventin Zyrtar në Facebook të Motocross Tirana

Ju mirëpresim në këtë spektakël!

Venue

Ne mbare Shqiperine
Vendi-Venue-Sede:
Ne mbare Shqiperine   -   Website

Description

Aktivitete te ndryshme ne mbare shqiperine plazhe, spektakle etj
Different activities on all over Albania beaches, shows, events
Diverse attività in tutta Albania, spiaggie, spettacoli, eventi