Italian - ItalyAlbanian-ALEnglish (United Kingdom)

Email Print

Evenimente

Event 

Orikumi hap sezonin turistik 2014
Title:
Orikumi hap sezonin turistik 2014
When:
31.05.2014 - 30.09.2014
Where:
Orikum - Vlore
Category:
Plazhe

Description

Agjencia Kombetare e Turizmit ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme mbështetjen e saj në rang vendi ndaj Bashkive bregdetare, në kuadër të çeljes së sezonit veror për turistët.

Gjate dites së sotme u çel sezoni veror në Bashkinë e Orikumit. AKT e mbeshteti këtë aktivitet festiv me pranine e stafit të saj, si dhe me suportin e nevojshëm logjistik.

Gjatë këtij eventi, u hap një galeri me fotografi, me pamjet më të bukura të zonës, si dhe ekspozimi i fletëpalosjeve dhe botimeve të ndryshme informuese dhe ilustruese lidhur me turizmin dhe trashëgiminë kulturore shqiptare.Orikumiii

Bizneset e zonës kanë improvizuar stenda me ushqimet tradicionale të trevës që nga mishi i qengjit në hell e deri te produktet e detit.

Kreu i bashkisë ka ftuar pushuesit që të zgjedhin Orikumin si destinacionin e kësaj vere.

Gjatë këtyre ditëve një sërë qytetesh kanë çelur sezonin turistik, duke synuar rritje të numrit të pushuesve të huaj që të zgjedhin Shqipërinë për të kaluar pushimet e kësaj vere.

Venue

Orikum
Vendi-Venue-Sede:
Orikum
Street:
Orikum
City:
Vlore
State:
Albania
Country:
Country: al

Description

Sorry, no description available