Italian - ItalyAlbanian-ALEnglish (United Kingdom)

Email Print

Evenimente

Event 

Title:
Divjaka feston në çeljen e sezonit turistik me këngë e valle dhe prezanton gatimet
When:
25.05.2014 - 30.09.2014
Where:
Divjaka - Lushnje
Category:
Plazhe

Description

Nën atmosferën festive dhe praninë e qindra qytetarëve është çelur ditën e shtunë në pyllin e Divjakës sezonit turistik veror për vitin 2013.  Këngë, valle dhe gatimet e përgatitura nga restorantet e zonën janë ekspozuar dhe shijuar nga të gjithë qytetarët e pranishëm që kanë marrë pjesë në festimet e organizuar nga Bashkia Divjakë. Gatimet tradicionale me prodhimet e njohura të detit të Divjakës, por edhe produkte të tjera janë prezantuar përpara qytetarëve.

Kryetari i Bashkisë  Z.Fredi Kokoneshi vlerësoi punën e bërë në këta muaj për pastrimin e rërës së plazhit nga mbeturinat, punë e cila do të vazhdojë me mirëmbajtjen e tij përgjatë gjithë muajve të verës duke siguruar në këtë mënyrë një ambient të pastër për të gjithë vizitorët.

Kryetari Z. Kokoneshi u shpreh se “plazhi i Divjakës ka hapësirat më të mëdha pushuese publike, duke i lejuar pushuesve të zgjedhin një mjedis sa më të përshtatshëm pushimi por, prapambetja në sektorin e turizmit varet ngushtësisht nga investimet në infrastrukturë, i tillë si projekti i ujësjellësit që do të furnizojë me ujë të pijshëm gjithë zonën e plazhit,i cili ka katër vite që ka nisur por nuk ka përfunduar ende, po ashtu edhe shëtitorja e plazhit e cila është lënë përgjysëm”.

Të ftuar kanë qenë deputetët e Partisë Socialiste, Znj. Eglantina Gjermëni dhe Z.Erjon Braçe i cili është njëkohësisht kandidat për deputet në zonën e Divjakës, kryetari i Bashkisë Lushnje Z.Fatos Tushe dhe përfaqësues të tjerë.

Festimet kanë zgjatur mbi tre orë, nën shoqërinë e tre këngëtarëve nga Lushnja, Servet Jeshili, Isidor Beqiri dhe Anisa Zela. Ndërsa dy këngëtarët vlonjatë Marjola dhe Jurgen Kaçani, kanë ndezur atmosferën dhe kanë ngritur në këmbë rininë divjakase. Ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen e të gjithë pjesëmarrësve ishin demonstrimet e prezantuara nga grupi i Taekeëondo Divjakë.

Bashkia Divjakë do t’i kushtojë vëmendjen e duhur turizmit sepse e shikon atë si një mundësi për të rritur nivelin e mirëqenies së qytetarëve të saj dhe është një resurs me vlera të mëdha,i shfrytëzuar pjesërisht.

 

 

Venue

Vendi-Venue-Sede:
Divjaka
Street:
Divjaka
City:
Lushnje
State:
Albania
Country:
Country: al

Description

Historiku i Qytetit

Hapësira ku sot shtrihet qyteti i Divjakës dhe fshatrat që administrohen nga kjo Bashki, në lashtësi ka qenë e banuar nga fisi ilir i Taulantëve.

Këtë e dëshmojnë gjetjet e shumta arkeologjike që dikur kanë qenë pjesë e Muzeut të Divjakës.

Në muze kanë qenë ekspozuar monedha dhe qeramika  të periudhës së Ilirëve, pushkë të vjetra, dokumenta origjinale të periudhës së Ahmet Zogut dhe shumë objekte të tjera.

Pjesa më e madhe e këtyre sendeve antike  janë gjendur në zonën e Divjakës të cilat kanë vlera të mëdha historike historike dhe dëshmojnë prejardhjen tonë.

Për herë të parë emrin “Divjakë” me 40 shtëpi e gjejmë në defterin turk të taksave në mesin e shek. te XV-të.  Gjatë pushtimit turk Divjaka ka qenë pjesë enjë krahine të vogël të quajtur “Karatropak”, e cila perfshinte kodrinat dhe fushën rreth gjolit të Karavastasë.

Kjo zonë ka qenë gjithmonë pronë shtetërore ose “betik”.  Në vitin 1925, me vendim të parlamentit shqiptar, Divjaka branda Karatropakut  ju dha si pronë familjes mbretërore të Ahmet Zogut.

Pronat mbretërore Brenda Komunës Divjakë qeveriseshin nga administrator të Mbretit Zog. Pas Luftës së Dytë Botërore, Divjaka ka qenë qendër lokaliteti e cila përfshinte rreth 15 fshatra.

Gjatë periudhës së komunizmit ka qenë qendër e një kooperative të madhe bujqësore dhe qendër administrative e fshatit  të  bashkuar Divjakë.

Në vitin 1995 me dekret të Presidentit të Shqipërisë Z.Sali Berisha, Divjaka mori statusin e qytetit dhe prej kësaj kohe është qendra e një bashkia e cila ka nën administrim fshatrat :Bishçukas, Gërmenj I Vogël, Gërmenj, Hallvaxhias, Bregas , Dushk Can, në zonën   kodrinore dhe fshatrat Xeng, Mizë, Zharnec në zonën fushore.