Italian - ItalyAlbanian-ALEnglish (United Kingdom)
Butrinti pdf Shtyp Email
E premte, 11 Maj 2012 21:11

Pakru Kombëtar i Butrintit

Siti Arkeologjik i Butrintit ndodhet brenda Parkut Kombëtar të Butrintit. Rëndësia e Butrintit në trashëgiminë kulturore të Shqipërisë ishte së pari mirature në vitin 1948 kur u bë një 'sit me rëndësi historike.'


Në vitin 1992 Butrinti ishte përcaktuar si një Sit i Trashëgimisë Botërore - një pozitë që identifikon sitet kulturore dhe natyrore me vlerë të jashtëzakonshme universale.

Parku Kombëtar është themeluar në vitin 2000 duke i ofruar Butrintit një mbrojtje të plotë brenda ligjeve shqiptare. Kufiri origjinal i parkut nga 26 km katrore në 2005 u zgjerua në 86 km katrore.

Drejtori i Parkut, Rajmon Kola dhe stafi i Parkut Kombëtar të Butrintit mund të kontaktohen në numërin e telefonit +355 852 4600 ose me email në Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript për ta parë

 

Duke ecur nëpër rrënojat e Butrintit është e vështirë të imagjinosh format e ndryshme që qyteti ka marrë gjatë shekujve dhe ndryshimin e të ardhmes se banorëve të tij në breza.

Itinerari në këtë sit do të shoqërohet me një shëtitje virtuale rreth Butrintit; mjafton te përdoresh listën kryesore me numra ose hartën lart në të djathtë për të vizituar gadishullin, duke ndjekur itinerarin që dëshironi të merrni gjatë vizitës në qytetin antik.

Përbrënda çdo seksioni zgjidh një nga titujt në krahë të djathtë për të pasur më shumë informacione për çdo sit.

 

  1. Ndryshimet e Vendbanimit
  2. Origjina e Shenjtë
  3. Faltorja e Asklepit
  4. Teatri
  5. Ngulimi Romak
  6. Zgjerimini i Butrintit
  7. Planimetria e tipit Romak
  8. Një banesë private – Pallati i Trikonkës
  9. Pagëzimorja dhe Butrinti në Krishtërimin e Hershëm
  10. Porta e Butrintit
  11. Kishat e Butrintit
  12. Fortifikimet e Hershme
  13. Porta e Luanit
  14. Fortitfikimet e Mëvoneshme
  15. Muzeu i butrintit
comments
Përditësuar së fundmi më E enjte, 17 Maj 2012 07:55